Ndërlidhjet

logo-print

Medvedev: Aleancë e re me SHBA-të e BE-në



Presidenti rus Dimitri Medvedev ka bërë thirrje për një aleancë të re me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

“Vizita në Shtetet e Bashkuara tregoi se bashkëpunimi në fushën e shpikjeve mund të krijojë një agjendë pozitive në marrëdhëniet tona”, tha Medvedev në takim me ambasadorët rusë në botë.

Në të njëjtin takim, Medvedev tha se Irani po shkon gjithmonë e më afër prodhimit të armëve bërthamore.

“Irani po i afrohet përherë e më tepër paisjes me materiale, të cilat në parim mund të përdoren për krijimin e armëve bërthamore”, tha Medvedev.
XS
SM
MD
LG