Ndërlidhjet

Ugandë: Shkon në 74 numri i viktimave



Ka shkuar në së paku 74 numri i viktimave nga sulmet e mbrëmshme në kryeqytetin e Ugandës. Qeveria e Ugandës thotë se ka shenja se së paku një sulmues vetëvrasës mund të ketë qenë i përfshirë në shpërthimet me bombë në kryeqytetin Kampala. Policia njoftoi se së paku 70 vetë janë plagosur nga shpërthimet në dy restorante, të mbushura me njerëz, që shikonin finalen e Kampionatit botëror të futbollit.

Në mesin e të vrarëve ka edhe të huaj, përfshirë një amerikan.

Grupi somalez al-Shabab, i cili ka lidhje me rrjetin terrorist të al-Kaidës ka mbështetur sulmin, por nuk ka marrë përgjegjësinë. Policia dyshon se sulmet janë vepra të këtij grupimi.

Uganda ka trupa të vendosura në Somali, në kuadër të forcës paqeruajtëse të Unionit Afrikan. Presidenti amerikan, Barak Obama, i ka dënuar sulmet, për të cilat zëdhënësi i tij tha se “ishin sulme të mjerueshme dhe frikacake”.

Shtëpia e Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për ta ndihmuar në çfarëdo mënyre qeverinë e Ugandës.
XS
SM
MD
LG