Ndërlidhjet

Hagë: Gjykata e zgjeron akuzën ndaj presidentit të Sudanit


Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë e ka zgjeruar aktakuzën me tri pika të reja për gjenocid, kundër presidentit të Sudanit, Omar al-Beshir.

Në aktakuzën e re thuhet se kishte “baza të arsyeshme për të besuar” se ai “ka vepruar me qëllim specifik për t’i shkatërruar pjesë të grupeve etnike Fur, Masalit dhe Zaghawa”.

Në mars të vitit 2009, Gjykata Ndërkombëtare Penale ka kërkuar arrestimin e zotit Beshir, i akuzuar për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, për shkak të fushatës ushtarake të qeverisë sudaneze në rajonin Darfur.

Ministri i informatave i Sudanit, Kemal Obeid, tha se fletarresti i ri “konfirmon se Gjykata Ndërkombëtare Penale është gjyq politik”.
XS
SM
MD
LG