Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Shkencëtari kërkon azil në ambasadën pakistaneze në SHBA


Mediat shtetërore në Iran raportojnë se shkencëtari i zhdukur atomik i Iranit, Shahram Amiri, për të cilin Teherani thotë se ishte rrëmbyer nga CIA, është strehuar në Ambasadën pakistaneze në Uashington.

Mëtutje raportohet se “Shahram Amiri ka marrë strehim në seksionin për interesat iraniane në Ambasadën e Pakistanit në Uashington, para disa orëve, dhe ka kërkuar kthim të shpejtë në Iran”.

Irani dhe Shtetet e Bashkuara i shkëputën marrëdhëniet diplomatike, pak kohë pas revolucionit Islamik iranian në vitin 1979, ndërsa interesat e Teheranit në Shtetet e Bashkuara i paraqet Ambasada e Pakistanit.

Zyrtarët iranianë, për një kohë të gjatë, thonë se shkencëtari Amiri ishte rrëmbyer nga agjentët e CIA-s, në Arabinë Saudite, vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG