Ndërlidhjet

Rasmusen: Të mos dobësohet mbështetja për Afganistanin


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, tha se talibanët do t’i shtojnë sulmet e tyre kundër forcave ndërkombëtare, nëse duket se mbështetja politike perëndimore po dëbësohet në Afganistan.

Mëtutje, në një intervistë për të përditshmen londineze, Daily Telegraph”, zoti Rasmusen ka kërkuar nga vendet, që të kontribuojnë me trupa për përpjekjet në Afganistan, duke i mbajtur ushtarët atje “aq gjatë sa të jetë e nevojshme”.

Sipas tij, talibanët nga afër e “ndjekin debatin politik në vendet që kontribuojnë me trupa” dhe nëse “zbulojnë se nëpërmjet sulmeve të tyre do të dobësohet mbështetja, atëherë ata do të inkurajohen për t’i shtuar sulmet kundër trupave të jashtme”.
XS
SM
MD
LG