Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: K. Veriore i ka shtyrë bisedimet për fundosjen e anijes


Komanda e Kombeve të Bashkuara, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, nëpërmjet një kumtese, ka njoftuar se bisedimet me Korenë Veriore, që është dashur të fillojnë sot, afër fshatit kufitar korean Panmunjom, janë shtyrë.

Sipas njoftimit, Koreja Veriore ka kërkuar shtyrjen “për shkaqe administrative” dhe nuk ka paraqitur ndonjë datë alternative.

Ky do të ishte takimi i parë ndërmjet zyrtarëve ushtarakë të Koresë Veriore me Komandën e Kombeve të Bashkuara, prej se është fundosur luftanija e Koresë Jugore, në muajin mars.

Për këtë fundosje, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera e kanë fajësuar Korenë Veriore.
XS
SM
MD
LG