Ndërlidhjet

Ugandë: Janë arrestuar disa persona lidhur me sulmet


Autoritetet e Ugandës thonë se i kanë bërë disa arrestime, pas sulmeve me bomba në kryeqytetin Kampala, nga të cilat u vranë së paku 74 vetë.

Një zëdhënës qeveritar nuk ka saktësuar se sa persona janë arrestuar por tha se arrestimet janë bërë pasi është gjetur një rrip me bombë të paeksploduar, në një vend tjetër në Kampala.

Grupi militant somalez, al-Shabab, që ka lidhje me al-Kaidën, e ka marrë përgjegjësinë për sulme.

Uganda ka trupa të vendosura në Somali, si pjesë e forcës paqerujatëse të Unionit Afrikan.

Shpërthimet e së dielës ndodhën në dy restorante përplot me njerëz, që e shikonin finalen e Kampionatit botëror të futbollit në televizor.
XS
SM
MD
LG