Ndërlidhjet

Londër: Vazhdon shqyrtimi për kërkesën e Serbisë për Ganiqin


Në një gjykatë në Londër sot vazhdon shqyrtimi kryesor për kërkesën e Serbisë për dorëzimin e ish anëtarit të Kryesisë së Bosnjë Hercegovinës, Ejup Ganiq, të cilin Beogradi e akuzon për krime lufte ndaj pjesëtarëve të ish armatës jugosllave në Sarajevë, në vitin 1992.

Gjatë paraqitjes së djeshme të dëshmitareve të mbrojtjes, Gordana Knezheviq, e cila në vitin 1992 ishte zëvendës kryeredaktore e gazetës sarajevase Osllobogjenje, dhe kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko, u tha se kërkesa e Beogradit për dorëzim është e motivuar politikisht.

Ato thanë se gjykimi i zotit Ganiq në Beograd nuk do të ishte korrekt.

Sipas dëshmitareve, Beogradi dëshiron të dëshmoj se boshnjakët, e jo ish armata jugosllave, e kanë shkaktuar luftën në Bosnjë Hercegovinë.
XS
SM
MD
LG