Ndërlidhjet

Kosovë: EULEKS-i ka arrestuar një person për rastin Bllaca


Departamenti ekzekutiv i Policisë së EULEKS-it, sot në Prishtinë, ka arrestuar një person lidhur me rastin Bllaca, i cili po vazhdon të hetohet.

Në njoftimin për media, EULEKS-i mëtutje thotë se personi është i akuzuar për krime të luftës të kryera në qershor të vitit 1999 në komunën e Lipjanit.

Hetimet po zhvillohen nga ana e policisë së EULEKS-it nën mbikëqyrje të Zyrës së Prokurorit Special të Kosovës.
XS
SM
MD
LG