Ndërlidhjet

Itali: Policia arrestoi qindra vetë në operacion anti-mafi


Policia e Italisë sot në mëngjes ka arrestuar së paku 320 njerëz, në operacion kundër mafisë së fuqishme të Kalabrisë, në gjithë Italinë.

Ky operacion, që përfshinë edhe arrestimet në Shtetet e Bashkuara, u bë pas një hetimi të zgjeruar kundër klanit të specializuar për krime të ndërlidhura me biznese dhe me sektorin financiar.

Mafia e Kalabrisë është zgjeruar edhe në krimin e organizuar në Evropë dhe në tregtinë me drogë nga Amerika Jugore.
XS
SM
MD
LG