Ndërlidhjet

OKB kundër Berluskonit


Raportuesi i posaçëm i OKB-së për lirinë e shprehjes, Frank La Rue, tha se projekt-ligji italian, i cili kufizon raportimin bazuar mbi regjistrimet e policisë, do të dëmtojë lirinë e shprehjes dhe do t’i frenojë hetimet e korrupsionit.

Ai bëri thirrje që projekt-ligji në fjalë të tërhiqet ose të rishikohet.

Qeveria e Silvio Berluskonit e mbështet këtë masë si të nevojshme për mbrojtjen e privatësisë.

Parlamenti pritet ta votojë atë më 29 korrik.
XS
SM
MD
LG