Ndërlidhjet

Arrijnë 6 disidentët e parë nga Kuba


Gjashtë të burgosurit politikë të liruar nga Kuba kanë arritur në Spanjë, së bashku me familjet e tyre.

Ata u larguan nga Kuba pas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Vatikani dhe diplomatët spanjollë.

Mediat në Spanjë bëjnë të ditur se ata kanë ateruar në aeroportin Barajas të Madridit, përderisa shtatë të burgosur të tjerë pritet të arrijnë më vonë.

Sipas marrëveshjes në fjalë, Kuba duhet të lirojë 52 të borgosur politikë.

Vendimi erdhi pas vdekjes në burg të një disidenti, muajin e kaluar. Inicidenti shkaktoi kritika dhe pakënaqësi ndaj Qeverisë kubaneze në mesin e bashkësisë ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG