Ndërlidhjet

EULEX-i arreston edhe një person

  • RFE /RL

Nazim Bllaca

Nazim Bllaca


Departamenti ekzekutiv i Policisë së EULEX-it, të martën në Prishtinë, ka arrestuar një person lidhur me Rastin Bllaca, i cili po vazhdon të hetohet.

Në njoftimin për media, EULEX-i thotë se personi është i akuzuar për krime të luftës, të kryera në qershor të vitit 1999 në komunën e Lipjanit.

Mediat vendore pohojnë se bëhet fjalë për Fahredin Gashin nga Shtimja, emri i të cilit është përmendur nga i vetë-akuzuari Nazim Bllaca.

Policia e Kosovës si dhe EULEX-i nuk e ka pohuar dhe as mohuar se i arrestuari është Gashi, i cili njihet edhe me emrin Faruk.

Ndryshe, hetimet po zhvillohen nga ana e Policisë së EULEX-it nën mbikëqyrje të Zyrës së Prokurorit Special të Kosovës. Ndërkaq, Nazim Bllaca, vazhdon të jetë nën arrest shtëpiak.


Lexoni edhe këto: Rrëfehet Nazim Bllaca
EULEX-i arrestoi Bllacën
XS
SM
MD
LG