Ndërlidhjet

Kermabo: S’ka datë për kthimin e gjyqtarëve vendorë në veri


“Gjyqtarët lokalë, shqiptarë dhe serbë, nuk do të kthehen në Gjykatën e Qarkut të Mitrovicës më 15 korrik. Asnjë datë nuk është përcaktuar për kthimin e tyre. Për momentin, kjo gjykatë është pjesërisht funksionale, pasi aty veprojnë vetëm gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it”, ka njoftuar përmes një deklarate shefi i EULEX-it, Iv de Kermabo.

Ky i fundit ka theskuar se bisedimet për këtë çështje po vazhdojnë me palët kryesore.

“Kthimi i gjyqatarëve dhe prokurorëve shqiptarë dhe serbë do të mundësojë drejtësinë nga një gjykatë e vetme në një sistem drejtësie shumetnik, nga i cili do të përfitojnë të gjitha bashkësitë”, përfundon deklarata e shefit të misionit të BE-së.
XS
SM
MD
LG