Ndërlidhjet

SHBA dëbon një tjetër spiun rus



Shtetet e Bashkuara kanë dëbuar 23 vjeçarin rus, Aleksei Karetnikov, nën akuzat për spiunazh. Burimet e Departamentit të Sigurisë Kombëtare njoftojnë se Karetnikov “ka pranuar se gjendej në Shtetet e Bashkuara në kundërshtim me ligjin për imigrim”. Të njëjtat burime pohojnë se ai ka pranuar të largohet duke mënjanuar procedurat gjyqësore.

Karetnikov është personi i dymbëdhjetë i rrjetit rus të spiunazhit të arrestuar së fundi në SHBA. Dhjetë prej tyre u kthyen në Rusi si rezultat i shkëmbimit të të burgosurve mes Uashingtonit e Moskës.
XS
SM
MD
LG