Ndërlidhjet

Obama: Terroristët s’kanë respekt për jetët e afrikanëve



Presidenti amerikan, Barak Obama, deklaroi se sulmet me bomba në Uganda, që morrën jetën e 74 personave, tregojnë se grupet terroriste si al-Shabab apo Al Kaida “nuk i vlerësojnë aspak jetët e afrikanëve”.

Obama theksoi se grupet terroriste e shohin Afrikën si “një vend ku mund të çosh përpara betejat ideologjike ku vriten njerëz të pafajshëm pa marrë aspak parasysh pasojat afatgjata, por vetëm përfitimet e tyre taktike afatshkurta”. Komentet e presidentit amerikan u bënë gjatë një interviste për mediat afrikane.
Sulmet ndodhën mbrëmjen e së dielës derisa qindra vetë ishin mbledhur në vende publike të ndiqnin ndeshjen finale të kampionatit Afrika e Jugut 2010.

Policia ugandeze ka gjetur veshjen bombë të një atentatori vetvrasës të pashpërthyer dhe ka arrestuar gjashtë persona. Ata janë somalezë dhe ugandezë, derisa në listat e policisë janë gjithsej 20 të dyshuar për ngjarjen tragjike.
XS
SM
MD
LG