Ndërlidhjet

logo-print

Shkencëtari iranian u largua nga SHBA-të



Ministria e Jashtme e Iranit njofton se shkencëtari bërthamor iranian, Shahram Amiri, është larguar nga Shtetet e Bashkuara drejt Iranit, përmes një vendi të tretë.

Amiri, sipas zyrtarëve iranianë, është rrëmbyer nga agjentët amerikanë. Amiri, një vit pas pretendimeve të Iranit se ai është rrëmbyer, është paraqitur në ambasadën pakistaneze në Shtetet e Bashkuara. Kjo ambasadë merret me çështjet e Iranit në SHBA, pasi Teherani nuk ka përfaqësi diplomatike.

Irani akuzon Uashingtonin se e ka rrëmbyer shkencëtarin e saj në Arabinë Saudite në vitin 2009. Shtetet e Bashkuara i kanë hedhur poshtë akuzat, duke thënë se nuk kanë të bëjnë me zhdukjen e Amirit.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ka theksuar se Amiri ka qenë në Shtetet e Bashkuara me dëshirën e tij dhe po ashtu është i lirë të largohet.
Amiri ka punuar për programet bërthamore të Iranit.
XS
SM
MD
LG