Ndërlidhjet

Hagë: Gjorgjeviq të dënohet me 35 vjet burg


Tribunali i Hagës ka kërkuar nga gjykatësi që gjeneralit të pensionuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Vlastimir Gjorgjeviq, t'i shqiptohet dënimi prej 35 vjetësh burg ose të dënohet me burg të përjetshëm, për shkak të krimeve ndaj shqiptarëve në Kosovë, në vitin 1999.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësja e Tribunalit, Nerma Jelaçiq.

Gjykimi i Gjorgjeviqit në Hagë filloi në muajin janar të vitit të kaluar, kurse prokurorët kanë përfunduar me paraqaitjen e provave në tetor.
XS
SM
MD
LG