Ndërlidhjet

logo-print

SHBA-të dorëzojnë zyrtarët e ish-regjimit irakian


Zyrtarët në Irak thanë se autoritetet amerikane kanë dorëzoar ish-zëvendëskryeministrin irakian, Tariq Aziz, së bashku me 55 anëtarë të tjerë të ish-regjimit të Sadam Huseinit.

Bëhet e ditur se transferimi nga një bazë amerikane është zhvilluar gjatë tri ditëve të fundit.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara kanë konfirmuar dorëzimin, por nuk kanë dhënë detaje të tjera.

Aziz ishte dënuar me 15 vjet burg për vrasje, ndërsa vitin e kaluar i është shqiptuar dënimi prej 7 vjetësh për rolin e tij në dëbimin e kurdëve nga Iraku verior.

Avokati i zotit Aziz tha se jeta e kilentit të tij “tani është në rrezik”, njofton AFP.
XS
SM
MD
LG