Ndërlidhjet

logo-print

Sejdiu: GJND s'do jetë kundër vullnetit të qytetarëve


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë sot se askush nuk do ta rrëzojë vendimin për pavarësinë e vendit. Ai ka thënë se nuk dëshiron të prejudikojë vendimin e GJND-së, por ka shprehur bindjen se Kosova është paraqitur me argumente të bazuara fuqishëm për funksionimin e shtetit kosovar.

Sejdiu ka shprehur besimin se GJND-ja nuk do të dalë kundër vullnetit të qytetarëve për liri dhe shtet të pavarur.

“Rreth GJND-së, unë s’duhet të paragjykoj asnjëherë se cila do të jetë formula në shprehjen e mendimit final. Por, them gjithmonë se argumentet e Kosovës janë të bazuara. Për ne është me rëndësi që Kosova është një realitet pozitiv, i ndërtuar me vullnetin e qytetarëve të saj dhe i dhënë në verdiktin e 17 shkurtit të 2008-ës".

"Pra një realitet që nuk kthehet asnjëherë në vullnetin që dikush mund të ketë një vullnet të anti-natyrshëm për të cenuar lirinë e dikujt. Ne do zhvillohemi dhe do të jetë një ecje e suksesshme - shans i barabartë për të gjithë qytetarët”, ka thënë Sejdiu, pas një takimi me kryetarin e komunës së Prishtinës, Isa Mustafa.
XS
SM
MD
LG