Ndërlidhjet

Shkup: Anulohet vendimi për mësimin e maqedonishtes


Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë ka shfuqizuar vendimin e Ministrisë së Arsimit, me të cilin parashihej mësimi i maqedonishtes nga klasa e parë për nxnënësit shqiptarë.

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se vendimi i tillë i Ministrisë është antiligjor, pasi mësimi i maqedonishtes nga bashkësitë etnike parashihet që nga klasa e katërt.

Vendimi i miratuar nga ministri Nikolla Todorov bazohej në një projekt të OSBE-së për forcimin e besimit mes bashkësive entike, por pas reagimeve të shumta në opinion, OSBE-ja kërkoi shtyrjen e aplikimit të tij.

Iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji ishte ngritur nga Rinia Demokratike Shqiptare dhe organizata joqeveritare ‘Realiteti’.
XS
SM
MD
LG