Ndërlidhjet

logo-print

Medvedev takon Merkelin


Presidenti rus, Dmitri Medvedev, do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, gjatë samitit të komisioneve ndërqeveritare të Rusisë dhe Gjermanisë, i cili zhvillon punimet sot dhe nesër në Yekaterinburg.

Ndihmësi i presidentit rus, Sergei Prikhodko, tha se agjenda përfshin sigurinë evropiane, bashkëpunimin Rusi-NATO dhe Rusi-BE.

Prikhodko tha se Medvedev do ta njoftojë Merkelin edhe për marrëdhëniet në mes të Rusisë, Ukrainës e Bjellorusisë, si dhe për përpjekjet e këtyre vendeve për të siguruar gazin natyror për konsumatorët e Evropës perëndimore.
XS
SM
MD
LG