Ndërlidhjet

Turqi: Masa të reja për luftimin e kurdëve


Ministria turke e Mbrojtjes tha se ushtria po punon në drejtim të formimit të një njësie speciale ushtarake, që do të vepronte në zonat e rrezikuara si dhe do të luftonte rebelët kurdë.

Ministri Vecdi Gonul tha se ushtarët e rekretuar në këtë njësi do të shërbejnë deri në 10 vjet. Ata do të patrullojnë në kufirin me Irakun. Gonul tha se ministria e tij po punon rreth aspekteve ligjore të planit, ndërsa ushtria po finalizon detajet e tjera.

Partia Punëtore Kurdistanit, e cila nga Ankaraja dhe shumica e komunitetit ndërkombëtar njihet si organiztaë terroriste, në kohët e fundit ka intensifikuar sulmet kundër forcave turke.
XS
SM
MD
LG