Ndërlidhjet

30 ditë paraburgim për të ekstraduarin nga Norvegjia


Me kërkesë të prokurorit, gjyqtari i procedurës paraprake i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut të Pejës ka dhënë urdhrin për paraburgim prej 30 ditësh për një serb të Kosovës, i cili dje u ekstradua nga Norvegjia.

Në deklaratën e EULEX-it thuhet se individi është i akuzuar për kryerje të krimeve të luftës kundër popullsisë civile më 28 mars, 1999, në rajonin e Pejës.

Prokuroria është e përfaqësuar nga Prokuroria Speciale.
XS
SM
MD
LG