Ndërlidhjet

Angela Merkel viziton Rusinë


Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka arritur mbrëmë vonë në qytetin Ekaterinburg për bisedime me liderët e Rusisë. Gjatë bisedimeve do të trajtohen çështjet e sigurisë evropiane, bashkëpunimin ndërmjet Rusisë dhe NATO-s dhe Rusisë dhe BE-së, dhe këmbimi tregtar bilateral.

Moska ka bërë të ditur se Dmitrij Medvedev do të informoi kancelarin Merkel edhe për marrëdhëniet ndërmjet Rusisë, Ukrainës dhe Bellorusisë.

XS
SM
MD
LG