Ndërlidhjet

logo-print

Uashington: Debatohet strategjia për Afganistanin


Komiteti i Senatit të SHBA-ve për politikë të Jashtme është takuar me emisarin special amerikan për Afganistanin dhe Pakistanin Riçard Holbruk për të diskutuar strategjinë për Afganistanin dhe nëse ka shenja të progresit në konfliktin 9 – vjeçar në përpjekjet për të mposhtur Talibanët dhe aleatët e tyre ndërkombëtar. Kryesuesi i Komitetit senatori demokrat Xhon Keri ka thënë se nuk është e qartë nëse administrata ka strategji të qëndrueshme për të fituar. Senatori republikan Riçard Lugar ka dënuar, siç ka thënë, qëllimet luftarake “jo krejtësisht të qarta” të Shteteve të Bashkuara.
Nga ana tjetër emisari amerikan Riçard Holbruk ka thënë se ka progres në front, por ka pranuar se ai “ende nuk sheh kthesën” në Afganistan.
Qeveria në Uashington ka paralajmëruar se nga fundi i këtij viti do të rishqyrtoj strategjinë për Afganistanin.
XS
SM
MD
LG