Ndërlidhjet

Ngadalësohet dalja nga kriza ekonomike e SHBA-ve


Drejtoria e Rezervave Federale të Shteteve të Bashkuara ka zbritur parashikimin e rritjes ekonomike dhe ka bërë të ditur se është e gatshme për masa të reja për nxitjen e aktivitetit të ngadalësuar ekonomik.
Analiza e re për gjendjen e ekonomisë amerikane dëshmon se vështirësitë e sërishme janë manifestim i krizës së borxheve në Evropë.
Drejtoria e Rezervave Federale kishte parashikuar rritje ekonomike për sivjet 3.2 dhe 3.7 për qind, ndërsa tash thotë se pret rritjen ndërmjet 3.0 dhe 3.5 për qind.
Është bërë gjithashtu e ditur se papunësia nuk do të bie nën 9.5 për qind.
XS
SM
MD
LG