Ndërlidhjet

Amiri arriti në Teheran


Shkencëtari bërthamor i Iranit, Shahram Amiri, të cilin gjoja e kishin rrëmbyer shërbimet informative amerikane, ka arritur në Teheran, ku është pritur nga familja dhe zëvendës ministri i punëve të Jashtme Hasan Kasavi, kanë bërë të ditur agjencitë e lajmeve.
Amiri ishte zhdukur në qershor të vitit 2009 në Arabinë Saudite, ndërsa sipas fjalëve të tij, ishte rrëmbyer nga agjentët saudit dhe amerikanë dhe ishte dërguar në Shtetet e Bashkuara.
Amiri të hënën u drejtua te ambasada e Pakistanit që përfaqëson interesat e Iranit në Uashington dhe kërkoi të kthehet në vend.
Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton ka deklaruar se ai (Amiri) “me dëshirën e tij kishte qëndruar në SHBA dhe se është i lirë të largohet”.
XS
SM
MD
LG