Ndërlidhjet

Times: “Evropa dhe Amerika”


Barak Obama në Berlin, 24 korrik 2008.

Barak Obama në Berlin, 24 korrik 2008.

Në korrik të vitit 2008 në Berlin, Evropa kishte rënë në dashuri, me, në atë kohë, kandidatin presidencial, Barak Obama.

Kandidati presidencial nga radhët e demokratëve atëbotë kishte folur për Irakun dhe Afganistanin dhe për atë se si Amerika kishte humbur rrugën.

Këtë retorikë të re të Obamës, Evropa e kishte krahasuar me heqjen dorë nga unilateralizmi i kohës së kaluar.

Por, çfarë ndodhi ndërkohë me këtë dashuri? Manuel Baroso, kryetar i Komisionit Evropian, artikulon frikën se presidenca e Obamës mund të jetë “rast i lëshuar” dhe se raportet trans-atlantike “nuk janë në nivelin e potencialeve”.

Ky vlerësim befason, ndonëse administrata amerikane nuk është ajo që e kishte pritur Evropa. Nevoja për ndryshimet klimatike nuk ka çuar drejt aksionit; Guanatanamo mbetet çështje e hapur; nuk ka paqe në Lindjen e Mesme dhe ka pak dëshmi për ndryshimin e drejtimit në Irak dhe Afganistan.

Ndërsa për shumicën e Evropës presidenti Bush ishte djall, që ata e njihnin, presidenti Obama është bërë justifikim i çuditshëm i një engjulli.

Berlin, 2008.
Në çështjet ekonomike, Obama me arsye ka qëndrim të matur ndaj Evropës, sepse zhvillimet në ekonominë evropiane dhe, para së gjithash, deficitet buxhetore rrezikojnë një recesion tjetër.

Lidhjet e fuqishme me Evropën janë vitale për një president të fuqishëm. Ronald Regan dhe Margaret Theçer kishin një raport të fuqishëm politik dhe personal, ashtu si Bill Klinton dhe Toni Bler.

Presidenti Bush, me gjithë antagonizmat që kishte nxitur te evropianët, ishte ngulmues në kultivimin e raporteve në nivel qeveritar dhe jo vetëm me Toni Blerin, por gjithashtu me Nikolas Sarkozin, Silvio Berluskonin dhe Hoze Maria Aznarin.

Presidenti Obama nuk ka marrëdhënie të tilla dhe nuk duket se i dëshiron ato.

Ky është gabim. Për më shumë se gjysmë shekulli, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara ishin partnerë të natyrshëm.

Aktualisht, Evropa ka rol vital në shumë çështje që Obama i synon, nga Irani, çështjet e armatimit, procesi paqësor në Lindjen e Mesme, Kina, ndryshimet klimatike dhe ekonomia globale.

Por, evropianët ankohen se Obama dhe administrata e tij kanë shumë kohë për vendet që shkaktojnë probleme, por pak për ato që janë partnerë. (m.k.)
XS
SM
MD
LG