Ndërlidhjet

Medvedev: Është indentifikuar vrasësi i Estemirovas


Presidenti rus, Dmitri Medvedev, tha se Rusia ka indentifikuar vrasësin e aktivistes për të drejtat e njeriut, Natalia Estemirova, dhe se ai është në shënjestër të një hetimi ndërkombëtar.

Medvedev i bëri këto komente pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në Ekaterinburg.

“Fillimisht, është gabim të thuhet se nuk ka asnjë hetim; hetimi është në proces e sipër. Së dyti, në raste të tilla kurrë nuk ka rezultate të shpejta, nëse autorët e krimit nuk kapen në vend. Së treti, vrasësi është zbuluar dhe identifikuar përfundimisht. Së katërti, ai është vënë në listën e kërkimeve ndërkombëtare. Dhe, së pesti, hetimet po zhvillohen jo vetëm rreth autorit të krimit, por edhe atyre që urdhëruan atë”, ka thënë Medvedev.

Sot shënohet përvjetori i parë i vdekjes së aktivistets për të drejtat e njeriut në Rusi, Natalia Estemirova. Trupi i saj ishte gjetur në Ingusheti, pasi ishte rrëmbyer nga Çeçenia.
XS
SM
MD
LG