Ndërlidhjet

logo-print

Phenjani takon ushtarakët amerikanë


Zyrtarët ushtarakë të Koresë së Veriut janë takuar me Komandën amerikane të forcës së mandatuar nga OKB-ja në Korenë e Jugut.

Takimi që zgjati për 90 minuta ishte i pari ndërmjet dy palëve që nga fundosja e luftanijes jugkorenae nga një torpedo - prodhim i Koresë Veriore. Kjo e fundit i ka hedhur poshtë akuzat.

Përfaqësuesit e dy palëve, koloneli amerikan, Kurt Taylor, dhe ai korean, Pak Ki-yong, u takuan në kufirin mes dy Koreve. Asnjëra palë nuk komentoi për mediat pas takimit.
XS
SM
MD
LG