Ndërlidhjet

Kryqi i Kuq apelon për Kirgizinë


Kryqi i Kuq ka tërhequr vërejtjen se fati i personave të zhdukur ka rikthyer tensionet në pjesën jugore të Kirgizisë. Ky rajon, muajin e kaluar, ka qenë skenë e trazirave vdekjeprurësve në mes të komuniteteve.

Kryqi i Kuq tha se ndriçimi i fatit të të zhdukurve do të ndihmojë në “uljen e tensioneve”. Kjo organiztaë po ashtu ka kërkuar 26 milionë dollarë shtesë për operacionet e ndihmës në këtë rajon.

Deklarata e Kryqit të Kuq bëhet një ditë pasi që Human Rights Watch tha se uzbekët po arrestohen në mënyrë joproporcionale si pjesë e aksionit të Qeverisë kirgize për të hetuar dhe dënuar përleshjet e muajit të kaluar

Qeveria e Kirgizisë njoftoi se po punon në ngritjen e një komisioni kombëtar për të hetuar dhunën. Vendet perëndimore dhe grupet për të drejtat e njeriut kanë kërkuar hetime ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG