Ndërlidhjet

Shkarkohet nga detyra zëvendësministri Dedaj


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë sot vendim që të shkarkojë nga detyra e zëvendësministrit të Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Gjergj Dedajn.

Këtë vendim, kryeministri Thaçi e ka marrë bazuar në të gjeturat e fundit nga organet kompetente, që flasin për keqpërdorimet dhe keqmenaxhimin që zoti Dedaj ka bërë gjatë periudhës kur ka ushtruar detyrën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
XS
SM
MD
LG