Ndërlidhjet

logo-print

Franca akuzon Rusinë për shkelje të armëpushimit me Gjeorgjinë


Ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kushner, ka akuzuar Rusinë për shkelje të armëpushimit me Gjeorgjinë dhe i bëri thirrje Moskës që t'i tërheqë trupat në pozicionet e para konfliktit të vitit 2008.

Ai i bëri këto komente në Tbilisi, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin gjeorgjian, Mikhail Sakashvili.

Kushner konfirmoi mbështetjen e Francës për integritetin territorial të Gjeorgjisë, duke thënë se "Osetia e Jugut dhe Abkhazia janë territore të Gjeorgjisë".

Rusia ka njohur pavarësinë e këtyre dy rajoneve.

XS
SM
MD
LG