Ndërlidhjet

BE: Rusia të gjejë vrasësit e Estemirovas


Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Rusisë që sa më shpejt të përfundojë hetimet për vrasjen e veprimtares për të drejtat e njeriut, Natalia Estemirova.

Në deklaratën e BE-së thuhet se 27 anëtarët e unionit “janë të shqetësuar për përkeqësimin e situatës së aktivistëve për të drejtat e njeriut në rajonin e trazuar, një vit pas vrasjes së Natalia Estemirovas”.

Kjo e fundit ishte rrëmbyer në Çeçeni më 15 korrik të 2009-ës, ndërsa disa orë më vonë trupi i saj ishte gjetur në Ingusheti.
XS
SM
MD
LG