Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi viziton SHBA-të


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, javën e ardhshme do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me këtë rast, ai do të takohet me zëvendëspresidentin amerikan, Xhozef Bajden.

Zyra për Informim e Qeverisë së Kosovës njofton se kryeministri Thaçi do të ketë takime në Departamentin e Shtetit dhe në Kongresin e SHBA-ve, ndërsa do të pritet në takime të nivelit të lartë edhe nga udhëheqësit e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Në Institutin e Paqes të SHBA-ve, Thaçi do të mbajë ligjëratë me temën "Ndërtimi i së Ardhmes Euro-Atlantike të Kosovës: Sfidat dhe Mundësitë Para Nesh".
XS
SM
MD
LG