Ndërlidhjet

Seul-Phenjan: Bisedime të reja?


Shtetet e Bashkuara dhe Korea e Jugut janë të gatshme të zhvillojnë bisedime me Korenë Veriore, nëse Phenjani “heq dorë nga provokimet”.

Lajmi u bë i ditur nga ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Azinë Lindore, Kurt Campbell. Ai tha se Korea e Veriut duhet të angazhohet për ndryshimin e politikave të saj, para se të nisin negociatat.

Komentet e tij vijnë pas takimit të zyrtarëve ushtarakë të Koresë së Veriut me Komandën amerikane të forcës së mandatuar nga OKB-ja në Korenë e Jugut.

Ky takim ishte i pari ndërmjet dy palëve që nga fundosja e luftanijes jugkorenae nga një torpedo - prodhim i Koresë Veriore. Kjo e fundit i ka hedhur poshtë akuzat.
XS
SM
MD
LG