Ndërlidhjet

logo-print

NYT: Amiri, informator i CIA-s



E përditshmja amerikane “New York Times” shkruan se shkencëtari iranian Sharam Amiri ka punuar për vite si agjent i CIA-s nga Irani. Gazeta raporton se Amiri i ka dhënë informacione të rëndësishme rreth programeve bërthamore të Iranit shërbimeve amerikane. Ai ka ofruar detaje për mënyrën se si universiteti në Teheran ishte kthyer në qendrën e programeve bërthamore të Teheranit.

Amiri dje u kthye në Iran, pasi kërkoi strehim në ambasadën e Pakistanit në Uashington. Amiri pretendon se në vitin 2009 ishte rrëmbyer nga agjentët amerikanë të zbulimit në Medina të Arabisë Saudite dhe ishte dërguar në SHBA, ku i ishte nënshtruar presionit psikologjik.

Departamenti i Shtetit ka pohuar se Amiri ishte në Shtetet e Bashkuara me vullnetin e tij.
XS
SM
MD
LG