Ndërlidhjet

Klinton dënon sulmin në Iran



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka dënuar sulmin ndaj xhamisë shite në Iran, ku u vranë më shumë se 20 persona.
Klinton tha se sulmi ishte i tmerrshëm dhe bëri thirrje që të dënohen autorët.

Grupi rebel Xhundollah ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Zahedan, qytet në juglindje të Iranit, kufi me Pakistanin.

Grupimi në fjalë tha se shpërthimet para xhamisë ishin përgjigje ndaj ekzekutimit nga autoritetet iraniane të udhëheqësit të grupit Xhundollah, Abdomalek Rigi.

Rigi u ekzekuta në muajin qershor.
XS
SM
MD
LG