Ndërlidhjet

BP ndalon rrjedhjen e naftës në Gjirin e Meksikës



Inxhinierët e kompanisë British Petrolium kanë ndaluar rrjedhjen e naftës në Gjirin e Meksikës, për herë të parë që nga muaji prill.

Ata nisën mbrëmë vendosjen e një teknologjie të re që synonte ndërprerjen e derdhjes së naftës. Drejtuesit e BP-së thanë se ky ishte një lajm i mirë, por tërhoqën vërejtjen se “ky ishte vetëm fillimi”. Si pasojë e dëmtimit të një tubacioni që gjendet nën det miliona fuçi nafte janë derdhur në Gjirin e Meksikës që nga 22 prilli i kaluar.

Presidenti Obama e ka mirëpritur lajmin, por gjithashtu u tregua i matuar duke shtuar se “jemi ende në periudhë prove”.
XS
SM
MD
LG