Ndërlidhjet

logo-print

BP ndalon rrjedhjen e naftës në Gjirin e Meksikës

  • RFE /RL

Gjiri i Meksikës

Gjiri i Meksikës

Inxhinierët e kompanisë British Petrolium kanë ndaluar rrjedhjen e naftës në Gjirin e Meksikës, për herë të parë që nga muaji prill.

Ata nisën mbrëmë vendosjen e një teknologjie të re që synonte ndërprerjen e derdhjes së naftës. Drejtuesit e BP-së thanë se ky është një lajm i mirë, por tërhoqën vërejtjen se “ky është vetëm fillimi”.

Si pasojë e dëmtimit të një tubacioni që gjendet nën det, miliona fuçi nafte janë derdhur në Gjirin e Meksikës që nga 22 prilli.

Presidenti Obama e ka mirëpritur lajmin, por gjithashtu u tregua i matuar duke shtuar se "jemi ende në periudhë prove".

Rrjedhja e naftës në Gjirin e Meksikës vlerësohet të ketë shkaktuar katastrofën më të madhe mjedisore në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Të ndërlidhura

XS
SM
MD
LG