Ndërlidhjet

Kinë-Gjermani: Marrëveshje miliarda dollarëshe


Gjermania dhe Kina kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë prej miliarda dollarësh. Njëra nga to parasheh zhvillimin e turbinave me gaz, ndërsa një tjetër prodhimin e kamionëve në Pekin.

Marrëveshjet u nënshkruan gjatë vizitës së kancelares gjermane, Angela Merkel, në Kinë.

Kina është partneri më i madh tregtar i Gjermanisë në Azi dhe po kështu Gjermania është partneri kryesor evropian për Pekinin.

Marrëdhëniet tregtare mes Kinës e Gjermanisë, vitin e kaluar, kapën shifrën e 100 miliardë dollarëve.
XS
SM
MD
LG