Ndërlidhjet

OSBE dërgon policë në Kirgizi


Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë do të dërgojë 52 zyrtarë policorë në pjesën jugore të Kirgizisë, për të monitoruar paqen, pas trazirave vdekjeprurëse të muajit të fundit.

“Ne kemi miratuar dokumentin për të dërguar një grup, i cili përbëhet prej 52 policëve, që përfaqësojnë shtetet anëtare të OSBE-së”, ka thënë zyrtari i lartë i kësaj organizate, Herbert Salber.

Ai nuk ka dhënë ndonjë afat të saktë për kohëzgjatjen e misionit.
XS
SM
MD
LG