Ndërlidhjet

Kaçinski akuzon qeverinë


Vëllau binjak i kreut të ndjerë të Polonisë, Jarosllav Kaçinski, akuzoi qeverinë për incidentin e 10 prillit, ku nga rrëzimi i aeroplanit humbi jetën presidenti Leh Kaçinski dhe 95 zyrtarë të tjerë të shtetit polak.

Në një konferencë për media, ai tha se do të publikojë "listën e lëshimeve" të Qeverisë së Polonisë.

Jarosllav Kaçinski dhe partia e tij e shohin qeverinë fajtore kryesore përse presidenti i ndjerë ka udhëtuar pikërisht më datën 10 prill.
XS
SM
MD
LG