Ndërlidhjet

Rogozin: Bisedimet Rusi-Perëndim, të nevojshme


Ambasadori i Rusisë në NATO, Dmitri Rogozin, ka theksuar nevojën e një samiti, pasi ambasadorët e vendeve anëtare të Aleancës hodhën poshtë propozimin e Moskës për të konkluduar një pakt të ri sigurie.

Ky propozim parasheh kufizimin e aktiviteteve të Aleancës në vendet përreth Rusisë.

“Ne i konsiderojmë të papranueshme përpjekjet për të hedhur poshtë iniciativën tonë. Nga këndvështrimi im, ajo çfarë është e nevojshme në këto momente, janë bisedimet serioze në nivel të lartë, ndoshta deri në nivelin më të lartë, mes Rusisë dhe Perëndimit”, ka thënë Rogozin.

Ai shtoi se koncepti i ri strategjik i NATO-s, që do të miratohet në samitin e Aleancës në Lisbonë, duhet të ndalojë trajtimin e Rusisë si armike.
XS
SM
MD
LG