Ndërlidhjet

FIFA dhe UEFA kërcënojnë Bosnjën


Federata e Futbollit në Bosnjë rrezikon pezullimin nga garat e FIFA-s dhe UEFA-s, pasi ka refuzuar kërkesën për të reformuar statutin e saj.

Radioja shtetërore e Bosnjës njoftoi se dështimi për të zëvendësuar presidencën trepalëshe të Federatës Boshnjake të Futbollit me një president të vetëm, do të çojë në pezullimin e ekipeve të Bosnjës nga pjesëmarrja në garat ndërkombëtare.

Reuters raporton se tifozët e futbollit kanë protestuar kundër strukturës organizative të Federatës së Futbollit në Bosnjë, ndërsa disa lojtarë kanë bojkotuar ekipin kombëtar.
XS
SM
MD
LG