Ndërlidhjet

Obama: Sulmi në Iran - mizor


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka dënuar sulmin ndaj xhamisë në Iran, i cili shkaktoi vdekjen e 27 personave.

Obama e quajti atë "sulm mizor terrorist", përderisa kreu i OKB-së, Ban Ki-mun, e konsideroi si "akt të pakuptimtë të terrorizmit".

Grupi Xhundollah ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin në Zahedan - qytet në juglindje të Iranit.

Më herët, sulmin që shkaktoi edhe plagosjen e mbi 270 personave, e kanë dënuar sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, dhe shefja për politikë të jashtme e BE-së, Kethrin Eshton.
XS
SM
MD
LG