Ndërlidhjet

OKB dënon sulmin ndaj xhamisë


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar “sulmin terrorist” ndaj xhamisë shiite në pjesën juglindore të Iranit.

Shpërthimi që mori jetën e 27 personave është dënuar edhe nga presidenti Barak Obama, sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, kreu i OKB-së, Ban Ki-mun, si dhe shefja për politikë të jashtme e BE-së, Kethrin Eshton.

Grupi rebel, Xhundullah, ka marrë përgjegjësinë për sulmin, të cilin e ka konsideruar si hakmarrje për ekzekutimin e udhëheqësit të këtij grupimi nga ana e autoriteteve iraniane, në muajin qershor.

Irani akuzon Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë për mbështetje të Xhundullahit, pretendime këto që hidhen poshtë nga të dyja vendet.
XS
SM
MD
LG