Ndërlidhjet

logo-print

Eshton drejt Bregut Perëndimor


Shefja për politikë të jashtme e BE-së, Kethrin Eshton, do të takojë sot udhëheqjen palestineze në Bregun Perëndimor. Eshton viziton rajonin në përpjekje për të rikthyer bisedimet ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve.

Të dielën, kryediplomatja evropiane do të ndalojë në Rripin e Gazës, pasi Izraeli u zotua të lehtësojë bllokadën në territorin e kontrolluar nga Hamasi.

Gjatë turneut, Eshton do të takojë edhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu.
XS
SM
MD
LG