Ndërlidhjet

Uestervelle: Mbështetje e gjerë për misionin në Kirgizi


Ministri i Jashtëm i Gjermanisë tha se ekziston një mbështetje e gjerë brenda Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë për misionin e palnifikuar policor në Kirgizi.

Në takimin ministror të kësaj organizate, Guido Uestervelle u tha gazetarëve se “janë të bindur që misioni, i nevojshëm për stabilizimin e situatës në Kirgizi, do të realizohet”.

Të premtën, OSBE-ja ka njoftuar se do të dërgojë 52 zyrtarë policorë në pjesën jugore të Kirgizisë, për të monitoruar paqen, pas trazirave vdekjeprurëse të muajit të fundit. Por, misioni fillimisht duhet të miratohet nga shtetet anëtare të Organizatës.
XS
SM
MD
LG